Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur këtë të dielë në Pallatin e Kongreseve ku po kryen homazhet për ish-kryeministrin, Fatos Nano.
Kurti ka udhëtuar nga Kosova i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të nderuar figurën e Nanos. Kurti pas takimit me familjarët ka shkruar fjalët e tij për Nanon në librin e homazhe.
Nano përcillet sot për në banesën e fundit. Lideri historik i Shqipërisë, ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.
