Kanë nisur këtë të enjte homazhet në nder të Enea Mekollit, efektivit 34-vjeçar të Policisë së Shtetit, i cili humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar në zonën e Lozhanit, në Maliq.
Ceremonia e homazheve po zhvillohet në Pogradec, ndërkohë që familjarët e Enea Mekollit i kërkojnë llogari Presidentit Bajram Begaj për situatën në vend.
“E latë këtë vend në dorë të krimineleve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelet. Ka patur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni te zotë, e late këtë vend në dorë të krimineleve, po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia por dominon krimi. Na fundoset. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse,” i thote ai.
