Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Selanik, ku një vajzë 13-vjeçare nga Filipinet ka rënë viktimë e një abuzimi seksual nga një grup i miturish.

Sipas mediave greke, abuzimi ka nisur në shkurt dhe ka vazhduar deri në prill, ndërkohë që aktet e dhunshme janë filmuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale.

Grupi përbëhej nga gjashtë persona, përfshirë tre shtetas shqiptarë, të cilët janë të përfshirë në aktet e turpshme.

Autorët e këtij krimi do të përballen me akuza të rënda, përfshirë përdhunimin, aktet seksuale me të mitur, pornografinë për hakmarrje, pornografinë me fëmijë dhe shkeljen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.