
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Greqi.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se skeleti i një trupi të një njeriu është gjetur ditën e sotme në një fshat të Greqisë.
Mësohet se skeleti është gjetur 8 metra larg rrugës në një fushë në rrugën provinciale Thivon-Mouriki.
Skeleti u gjet gjysmë i zhvarrosur, ndërsa në pantallonat e tij u gjetën disa dokumente personale që i referohen një çështjeje penale nga Shqipëri. Pritet që skeletit t’i bëhet një ekzaminim antropologjik dhe një test ADN për identifikimin zyrtar të tij.
Dyshimet kryesore janë se kemi të bëjmë me një vepër penale por kjo pritet të vërtetohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.