Një 59-vjeçare nga Vlora është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Fatmirësisht është shpëtuar në kohë. Gruaja nga Vlora është dërguar për në spital.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarësia 3”, shtetasja M. T., 59 vjeçe, e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është lyer me benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet. 59-vjeçarja është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.