Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Italu, ku një 53-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë brenda banesës ku jetonte. Ngjarja kishte ndodhur prej të paktën një jave sipas autoriteteve dhe banorëve të godinës, pasi fqinjët kishin raportuar një erë të vazhdueshme në shkallët e pallatit në qendër të Cuneos.
Kur zjarrfikësit dhe karabinierët arritën të hynin në apartamentet, ata zbuluan trupin që kishte nisur kalbëzimin. Hetimet fillestare tregojnë se i ndjeri ishte një burrë 53-vjeçar me origjinë shqiptare, që duket se jetonte i vetëm, pasi askush nuk ishte interesuar për të.
Ai kishte qenë i vdekur prej disa ditësh dhe nga hetimi paraprak dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i tij u transferua në morgun e Cuneos dhe priten procedurat e mëtejshme hetimore, si dhe paraqitja e të afërmve të tij pas identifikimit.



