Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Piskupat të Pogradecit.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin ligjor të rastit, si dhe për sqarimin e dinamikës së ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat.
Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë.
