Një aksident tragjik ka ndodhur disa minuta para mesnatës në Fushë-Prezë, ku katër të rinj kanë humbur jetën pasi automjeti i tyre është përfshirë nga flakët pas një përplasjeje me një betoniere.
Sipas hetimeve paraprake, automjeti drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi, i cili dyshohet se është përplasur me një automjet betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina është përfshirë nga flakët, duke i lënë të bllokuar brenda dhe më pas djegur për së gjalli drejtuesin e mjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç, dhe tre pasagjerët: Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç. Në pamjet e publikuara duket makina e shkrumbuar totalisht dhe në flakë.

Policia ka mundur të shoqërojë drejtuesin e betonieres, Aleksandër Krrashi, për të vijuar hetimet mbi shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit tragjik.
