Ish-kryeministri Sali Berisha ua largua herët nga seanca e Kuvendit, teksa në dalje është ndalur të flasë për mediat.
Megjithatë, në momentin që Berisha po fliste për mediat jashtë Kuvendit, hoxha i Namazgjasë filloi që të këndonte ezanin. Berisha ndërpreu fjalën deri kur hoxha mbaroi. Megjithatë, kryedemokrati ka shprehur edhe dyshime nëse në xhami ishte vënë kaseta apo hoxha po këndonte vërtet.
“Do ta presim, derisa të mbarojë, nëse është hoxha brenda. Se këta vendosin edhe kasetën. Ata që vendosin kasetën s’më pëlqejnë”, dëgjohet Berisha teksa komunikon me gazetarët.



