Personat që shihni në fotot e mësipërme janë David Deda dhe Sokol Preka, dy personat që humbën jetën ranë në kontakt me rrymën elektrike në Vaun e Dejës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Karmë, në ambientet e jashtme të një biznesi pranë rrugës së Komanit. Sipas të dhënave të Policisë, dy personat dyshohet se po ndërhynin për të rregulluar një instalim elektrik, kur kanë rënë në kontakt me energjinë. Ata pësuan dëmtime të rënda dhe u transportuan me urgjencë për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërruan jetë. Deda ishte me profesion elektricist pranë nënstacionit elektrik të Komanit, ndërsa, Preka ishte roje i lokalit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
