Autoritet italiane kanë vazhduar hetimet në lidhje me vdekjen e 14-vjeçares shqiptare e cilla ra nga kati i shtatë i një pallati disa ditë më parë. Siç raportohet këtë të hënë (28 tetor 2024) do të bëhet autopsia e trupit të Aurorës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia.

Autopsia synon të zbulojë nëse ka shenja dhune nga i dashuri 15-vjeçar po ashtu me origjinë shqiptare  pasi ky i fundit ishte personi më të cilin thuhet se 14-vjeçarja kaloi momentet e fundit para se binte nga kati i shtatë.

Gjithashtu nëna dhe motra e të miturës kanë thënë në polici se marrëdhënia e 14-vjeçares dhe e adoleshentit ka qenë e stuhishme, e përbërë nga kërcënime dhe poshtërime.

Gjithashtu familjarët e viktimës, pretendojnë se i dashuri e dhunonte aq shumë saqë e mitura ishte detyruar të vizitohej tek një gjinekolog për hemorragji.