Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se viktima Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë sherrit në një lokal. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, afër një fast-food ku Egli Pashollari është goditur me mjet prerës dhe ka humbur jetën kur ka mbërritur në spital.

Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.