
Kryeministri Edi Rama i beson sërish kandidates së PS-së për bashkinë e Shkodrës, postin e prefektit të këtij qarku.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe se bëhet e ditur se Majlinda Angoni do të sërish prefekte.
Majlinda Angoni ishte kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, e cila humbi përballë kandidatit të Berishës, Bardh Spahia,që u mbështet nga LSI-ja
Vendimi i qeverisë
EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Majlinda Angoni të emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA