3 persona të maskuar arritën ditën e djeshme të grabisnin një bankë të nivelit të dytë në Koplik.

Mësohet se ata arritën të largoheshin duke marrë nën kërcënimin e armës  10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja), ndërsa ende policia nuk ka mundur t’i identifikojë. Për të humbur gjurmët ata dogjën makinën me të cilën u larguan nga banka dhe më pas kërcënuan një person duke i vjedhur makinën. Policia nisi kërkimet për ta edhe në rrugë ajrore, duke mobilizuar një helikopter.