Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në lumin Mat, ku dyshohet se një person është zhdukur gjatë peshkimit.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 13:40, Policia e Lezhës është njoftuar nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, se shoku i tij, D. Q., ishte futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për gjetjen e personit të zhdukur. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë. Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Ngjarja ka shqetësuar banorët e zonës, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë aktiviteteve në ambiente ujore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.08.2025, rreth orës 13:40, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lezhë ka marrë një telefonatë nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D. Q., banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu, do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë, për gjetjen e shtetasit D. Q.