Një automjet është shkrumbuar plotësisht nga flakët në parkimin e teqesë në fshatin Kreshovë, në Kolonjë.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental. Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se kishte hyrë në ambientet e teqesë për të ndezur një qiri, ndërkohë që automjeti është përfshirë papritur nga flakët.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme. Ndërkohë, policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
