Vilson Halili, është 40-vjecari i cili u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Redhill ditën e enjte në Redhill. Sipas mediave te huaja, i akuzuar për veprën penale të kontrabantës së njerëzve në lidhje me kalimin me anije të vogla, ka rënë në prangat e oficerëve të NCA-së në Redhill, Surrey. Pas hetimeve ai u akuzua për konspiracion për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm në lidhje me kalimet e bëra në vitin 2021 dhe 2022.

Mbi Halilin, bien edhe akuzat për mashtrim në lidhje me dokumentacionin e identitetit të dyshuara si të falsifikuara, si dhe për veprën penale të pastrimit të parave.Halili pritet të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Guilford ditën e sotme.