Oficeri i njohur i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, është arrestuar së fundmi nga SPAK pas dyshimeve për përfshirje në një grup të organizuar kriminal.

Ky grup është goditur nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në një operacion të përbashkët.

Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, përfshirë nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka qenë pjesë e skuadrës së Operacionales gjatë periudhës kur ka kryer këto veprime të paligjshme.