Gjykata e Apelit ka shtyrë për në datën 17 korrik shpalljen e vendimit për Ilir Selmanin, kur do të vendoset nëse do të lërë në fuqi apo do të ndryshojë vendimin e mëparshëm që e dënon me 28 vite burg.
Çështja po shqyrtohet sërish në shkallën e dytë të gjyqësorit, pasi është rikthyer për rigjykim me vendim të Gjykatës së Lartë.
Ndërkohë, Ilir Selmani prej pak javësh është liruar nga qelia dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, nën mbikëqyrje policore.
Vendimi i Apelit pritet të përcaktojë nëse dënimi i dhënë më herët do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet.
