Ana Veizi, e bija e një prej viktimave të 21 Janarit ende beson tek drejtësia.
Ajo ishte vetëm 11 vjeçe, kur humbi në protestën e 11 janarit të atin, Ziver Veizin teksa tregon se e rikujton të gjithë skenën dhe dhimbje me të gjitha detajet.
Sot gjithçka që mund të thotë para kamerave e reja është se ka mall për babanë dhe se nuk i ka humbur ende shpresat te drejtësia edhe pas 11 vitesh.
Ndër të tjera Veizi shprehet se ende nuk është vënë drejtësia në vend për babanë e saj, por edhe për tre viktimat e tjera të 21 janarit, ndërsa shprehet se shpresa është ajo që i mban gjallë.
“Nuk është venë në vend drejtësia. Unë besoj akoma tek drejtësia, shpresa na mban gjallë. Atë ditë e kujtoj po njësoj, me të njëjtën dhimbje, shumë mall kam për babën, kujtoj çdo detaj“, tha Ana Veizi./ Gazeta Shqip