Një i ri pjesëmarrës në protestën e zhvilluar në Tiranë ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave kundër qeverisë, duke deklaruar se lëvizja qytetare do të vijojë me intensitet më të madh.
Gjatë fjalës së tij, ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të mos i konsiderojë protestuesit si shkelës të ligjit dhe të mos pengojë zhvillimin e protestave.
“Jam i bindur se protesta do të përshkallëzohet, siç e meriton ky sistem mafioz. I bëj thirrje Policisë së Shtetit që të mos na tregojë ne se çfarë është e ligjshme. Mos na ndaloni në misionin tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh i riu.
Deklarata e tij u bë gjatë ditës së 16-të të protestës qytetare, e cila po zhvillohet në kryeqytet me thirrje për ndryshime politike dhe kundër qeverisë.
