Nga këqyrja në makinën e djegur tip “Kia”, janë gjetur dy armë kallashnikovi, një në sediljen para dhe një pas. Ndërkohë që makina e djegur kishte targa italiane të vjedhura.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia e Vlorës ka marrë në pyetje disa persona që kanë qenë në momentin e atentatit. Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë se bizneseve aty pranë.

Nga ana tjetër, rreth orës 02:00 të natës Kevi Hajrulla, 30-vjeçari që mbrëmjen e djeshme mbeti i plagosur nga ky atentat është shoqëruar në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa personi i plagosur me një plumb në këmbë, Armando Spahiu, i cili ishte në një dyqan frutash aty pranë është jashtë rrezikut për jetën.