Në qendrën e votimit nr.22-23 në Rrogozhinë, është ndërprerë procesi i votimit. Shkak për këtë është bërë fotografimi i votës.

“I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ.”- u shpreh një vëzhgues.
Në këtë qendër votimi pritet që të votojë edhe kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha.