Babai i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mustafa Martinaj shihet teksa ecën me vështirësi dhe me një bastun në dorë, ndërsa hyn në ambinetet e GJKKO-së. Kujtojmë që Mustafa Martinaj pak ditë më parë, hodhi akuza edhe në drejtim të Policisë së Shtetit, duke deklaruar se drejtues dhe ish-drejtues të policisë janë të interesuar për mos zbardhjen e ngjarjes.
Ndaj Ervis Martinajt vijon një proces në Gjykatë, ku SPAK kërkon konfiskimin e 34 pasurive dhe personave të lidhur me të, me vlerë rreth 10 milionë euro, me akuzën se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
