Ili Vrenozi njihet si një nga kundërshtarët e kryedemokratit Lulzim Bashës dhe mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai po paralajmëronte daljen në protestë dje në Korçë kundër kryedemokratit Lulzim Basha në takimin që kishte parashikuar me demokratët e këtij qyteti.

Por ai u ndalua nga Policia dhe u mbajt për katër orë i ndaluar në komisariat. Por ndërsa ai ishte i ndaluar, i biri i tij Enri Vrenozi ishte në krah të Bashës dhe madje foli në takimin e zhvilluar në Korçë.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Ilir Vrenozit që i ka bërë thirrje të birit që të mos ngrejë dy gishtat lart me Bashën, pasi ai e futi në burg.

“O djali im, në të njëjtën kohë që unë isha i shoqëruar në polici sepse më denoncuan se do godisja me vezë Bashën, ti rri ngre gishtat me këta, me këta që hedhin gaz mbi babanë tënd dhe e shoqërojnë 4 orë në Polici… O djali im, s’e kupton që ata po të perdorin… ke tre ditë që s’ke ardhur në shtëpi… a vallë mos të kanë bërë ndonjë vaksinë mo bir”, shkruan Ilir Vrenozi.

Më tej ai shprehet se “Enri Vrenozi e more vesh që une isha shoqëruar në polici, e zgjodhe të shkoje ne Basha, sesa në komisariat të interesoheshe për babain Faleminderit bir për respektin!”.