Babai i të miturit të plagosur dhe familjarë të tjerë nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e rëndë.
Jashtë mikrofonit ata shprehen se është ende herët për të folur, teksa jeta e 15-vjeçarit është kryesorja. Klima e të fortit dhe dhuna mes të miturve një problem në rritje që duhet adresuar nga institucionet, sipas familjarëve.
“Është ende herët dhe raste të tilla duhet të qëndrojnë të izoluara. Nuk e di si do të reagojmë. Jeta e djalit është kryesorja tani”-, u shpreh ai për TCH, jashtë mikrofonit.
I mituri raportohet se është qëlluar 4 herë me thikë nga një 14-vjeçar, teksa një plagë e ka pranë zemrës. Gjendja e tij mbetet kritike pasi ka humbur edhe shumë gjak.



