Avokati i njohur Kujtim Cakrani ka folur sot në emisionin “Breaking” në lidhje me skandalin e eskortave që përflitet se ndodh në burgjet e vendit.

Sipas avokatit, takimet speciale me natyrë seksuale nuk do të thotë se kanë të bëjnë të gjitha me raste prostitucioni. Sipas tij, ka raste kur një i dënuar takohet me bashkëshorten dhe kjo është normale të ndodhë.

“Ka ndodhur që para disa kohësh, një personazh i rëndësishëm i botës së krimit është takuar me të dashurën, që mendohet se nesër mund të krijojë familje, në paraburgimin e Korçës. Të gjithë folën që ka shkuar x modele nga Kosova e kështu me radhë, jo nuk është kjo e vërteta. Unë kam kontaktuar edhe me personazhin dhe me njerëz të tjerë dhe më kanë thënë që është një takim normal i një njeriu që do martohet dhe do krijojë familje pavarësisht se është në burg. Këtë nuk e ndalon dot askush, është e drejtë e tij. Duhet ta ndajmë kur bëhet fjalë për këto takime dhe kur bëhet fjalë për prostitucion. Duhet marrë situata rast pas rasti. E dini që ka vajza që thjesht i shohin këta persona në gjyqe, ose në lajme të ndryshme dhe dashurohen me ta? I kemi parë dhe në filma. Kemi raste kur të dënuarit janë martuar edhe me efektivet e burgut. Kemi raste kur kanë kryer marrëdhënie seksuale edhe me psikologet e burgut, me edukatoret… Tani kjo është krejt normale sepse ndjenja janë dreqi ta hajë. Ngjarjet duhen parë rast pas rasti. Nuk mund ta marrim që të gjitha ato vajza që hyjnë nëpër burgje për takime speciale janë prostituta. Nuk i dalim dot në fund kësaj historie.”– tha ai.