burgu i burrelitNjë tjetër i burgosur ka thyer lejen dhe nuk është kthyer më në qeli duke shënuar në këtë mënyrë rastin e tretë brenda pak kohësh.


I burgosuri Afrim Zeneli, i cili ishte dënuar me 14 vjet burg me akuzën e vjedhjes nga të cilat i kishin mbetur edhe 6 muaj është larguar me leje 5 ditë më parë nga burgu i Burrelit, por sot në orën 12:00 kur ishte edhe afati i fundit, nuk është kthyer më në qeli.


Sipas të dhënave nga Drejtoria e Burgut Burrel, i burgosuri ka kërkuar leje për të parë gruan e tij shtatzënë, dhe madje i janë dhënë edhe lekë për të shkuar në shtëpinë e tij pasi nuk kishte.


SHKB ka nisur menjëherë hetimet lidhur me këtë rast duke marrë edhe masën e pezullimit nga detyra për drejtorin e burgut të Burrelit.


22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)