Sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Lazarat, pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”.
R. M., i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur, u përplas me automjetin e shtetasit M. K., 64 vjeç, banues në Gjirokastër dhe punonjës policie jashtë shërbimit. Përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur të lënduar.
Policia Rrugore ka kryer veprimet administrative për shtetasin M. K., ndërsa materialet për R. M. i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
