Një 42-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Mësohet se në pranga ka rënë Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç, i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vite burg.

Gjykata e Apelit në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim. Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 42-vjeçarit në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

I dënuar me 15 vjet burgim, për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali, 42-vjeçari. Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim. Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri.