I dënuari me burgim të përjetshëm, Aldo Bare ka depozituar në Gjykatën e Lartë, kërkesë për uljen e dënimit.
Mësohet se Bare ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për uljen e dënimit me 45 ditë. Kërkesa bazohet në ligjin për trajtimin e të burgosurve, ku parashikohet mundësia e uljes së dënimit për shkak të sjelljes së mirë dhe mosshkeljes së rregullave në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Avokati i Bares, Oligert Kume, ka bërë kërkesa për ulje dënimi me 45 ditë kalendarik edhe më herët, bazuar në ligjin për amnistinë e vitit 2014, duke argumentuar se klienti i tij përfiton nga ajo dispozitë. Çështja në Gjykatën e Lartë pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni.
Po ashtu, 10 vite pas vendimit të marrë nga Apeli në 2012-ën, Gjykata e lartë në dhjetor 2022 la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm.