Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e eurodeputetit e Greqisë Fredi Beleri, i cili kërkoi pafajësi për dënimin me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Beleri u dënua pasi u kap duke blerë vota për zgjedhjet kur garonte për kryebashkiak në Himarë në 2023.

Po ashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën për pafajësi nga bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, i dënuar me shërbim prove.