Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë, të Miturve dhe Dhunës në Familje bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, N. T, 36 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Beratit, për veprime të mëtejshme.