Artef Leka i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit 2021, është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. Leka është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.

Pas procedurave të ekstradimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.