Ermal Hoxha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje.
Mësohet se ai ka shkuar në SPAK mesditën e 6 janarit, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot. SPAK nuk jep detaje për arsyet e thirrjes së Ermal Hoxhës dhe pyetjen e tij dhe ende nuk ka një version zyrtar.
Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar më herët për laboratorin e drogës të gjetur në Xibrakë. Kjo dosje u rihap në vitin 2024 pas një denoncimi publik të bërë nga Gazmend Bardhi.