Gjykata Kushtetuese ka pranuar që të shqyrtojë në vijim dhe një ankimim tjetër të kreut të PD-së, Sali Berisha, në procesin e tij për çështjen “Partizani”.
Pasi Kushtetuesja vlerësoi pak ditë më parë të tejzgjatur qëndrimin e “izolimit të shtëpi” për Berishën gjatë vitit 2024, tashmë do të shqyrtojë “masën e detyrimit” për t’u paraqitur dy herë në SPAK.
Avokatët e Berishës kërkojnë prej Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të datës 3 janar 2025, që caktoi për kreun e PD-së, masën për tu paraqitur dy herë në SPAK. Këtë kërkesë 3-shja e Gjykatës Kushtetuese e ka vlerësuar legjitime dhe objekt që do e shqyrtojë në javët në vijim, në seancë mbi bazë dokumentesh.



