Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar në një prononcim për gazetarët para SPAK, një bisedë, e cila ai pretendon se zhvillohet mes Taulant Ballës dhe njërit prej anëtarëve të bandës së Elbasanit.
“Do ju jap dokumente se kjo këtu është një organizatë kriminale. Më dt. 10.02.2020, target është njeri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me telefonin e tij, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rënë dakord. Taos i dhanë afat deri në dhjetor. I kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve. Tao i tha: ‘a garantoni se ata do të votojnë të gjithë për në, nëse ne burgosim ata që doni ju’. ‘Po’, ishte përgjigja. Më pas, Tao tha se ata do të shkojnë në burg. Tao është Taulant Balla, është një kriminel, kjo është një nga të dhënat e shumta që ka në dosje. Ata shkuan në burg në mars 2021, para zgjedhjeve. Tao merr përsipër me listë arrestimin dhe në kundërpërgjigje merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafunda që kam për organizatën kriminale, SKAP.”- tha Berisha.



