Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar pas seancës në Kuvend një foto të tijën në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë shfaqet i lodhur dhe i djersitur pas një fjalimi të gjatë në parlament.

Krahas fotos Edi Rama shkruan: “Prapaskenë pas Kuvendit – I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030”.

Rama më herët foli për projektin e Portit të Durrësit për të cilin tha se do të jetë porta më e rëndësishme hyrëse nga deti e të gjithë Ballkanit Perëndimor.