Ish-presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, pas publikimit të letrës së Autoritetit të Informimit për dosjen e Sigurimit të shtetit, ku thuhej se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai u shpreh se ky akt është për të ardhur keq pasi tregon manipulimin e kriminalizimin të dosjeve, ndërsa akuzoi kryeparlamentaren lindita Nikolla se po përdoret nga kryeministri Rama.

“Si mund t’i shmangem një përgjigjeje edhe pse s’ka shqiptar që me këtë akt vetëvrasës, sepse ty si Autoritet i Dosjeve të është caktuar një detyrë, të trajtosh me kujdes të shkuarën e dhimbshme të shqiptarëve.

Kjo është vetëm për të ardhur keq për Autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve sepse ata e dinë se çka dhe cila është e vërteta në ato dosje. Në një anonim elektronik me të cilin do gajaseni , na qenka zbuluar se na qenka një persona, me shkresë dhe nga Kuvendi tani. U zbulua që pas 30 vitesh, I.M. qenka ky njeri i cili që në mars të 92 është bërë deputet dhe i është nënshtruar filtrave të të gjitha kohëve. Që nga koha e zotit Berisha, që nuk kaloi gjysma e partisë që ishte atëherë. Pse bëhet kjo? Çfarë i kushtonte këtij autoritetit që qenka shqetësuar të thërriste I.M. Unë nuk jam as President, nuk jam as deputet që të kem ndonjë detyrim tek parlamenti. Pse duhet bërë një ligj i posaçëm për këtë I.M. për ata që nuk kanë pasur mundësinë të verifikojnë. U ngrit parlamenti në këmbë. Cili parlament, parlamenti me në krye zonja Nikolla, apo Lindita e Ramës që përdoret për të hequr vëmendjen nga inceneratorët ku do përvëlohen të gjithë. Të jenë të sigurt për këtë. Nga të gjitha aferat e tjera të zeza përfshirë edhe çështjen e detit. Për këtë nuk mblidhet Parlamenti. Është një parlament patronazhistët dhe i korruptuar. Është një opozitë plot me lulushë por qenka shqetësuar se ka ardhur një letër dhe këta me vrap dhe urgjencë të madhe.”- tha Meta.