GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Amar Shkëmbin, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Dubai drejt Shqipërisë.
Shkëmbi akuzohet si një nga të përfshirët në atentatin e ndodhur në vitin 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbetën të plagosur Ndoj dhe Aleksandër Laho, ndërsa pas disa ditësh humbi jetën shoferi i tyre, Andi Maloku, si pasojë e plagëve të marra.
Autoritetet shqiptare kishin lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për Shkëmbin, i cili ndodhej në Dubai. Ai u arrestua atje dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, u ekstradua në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e plotë të të gjithë të përfshirëve në atentat.