Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë më herët në mungesë për shtetasin Sajmir Kolaveri, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Italia.

Kolaveri është i dyshuar për përfshirje në ngjarjen e rëndë të vitit 2020 në Burrel, që lidhet me vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit.

Ai akuzohet për veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje ose asgjësim kufome”, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Sipas hetimeve, Kolaveri ka lidhje familjare me Aurel Hoxhën, i shpallur në kërkim si i dyshuar për urdhërimin e vrasjes së Klevis Lleshit.

Burime pranë procesit, bëjnë të ditur se gjatë seancës me dyer të mbyllura Kolaveri nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.