Të dyshuarit për vrasjen e Santiago Malkos, dikur “krahu i djathtë” i Ervis Martinajt, vijojnë betejën me drejtësinë. Sot ishte radha e Ilir Selmanit për t’u paraqitur në GJKKO për seancën e radhës. Ai ndodhet nën masën “arrest shtëpie”, teksa nën shoqërinë e forcave të shumta të policisë është shoqëruar në Gjykatë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Selmanit masa “arrest me burg” i është zëvendësuar me “arrest shtëpie” për shkak se përfunduan afatet ligjore te paraburgimit./ Top Channel