Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Eduart Lamit, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sidoqoftë, policia e dyshon atë për përfshirje në vrasjen e Lulzim Vishës.
Hetimet janë ende në zhvillim për të zbardhur lidhjen e mundshme të Lamit me ngjarjen, dhe seanca e sotme do të përcaktojë nëse ai do të qëndrojë në burg apo do të dalë me masa më të buta sigurie.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg.
