GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës, të dyshuar si pjesë e grupit te Ervis Martinajt, për të siguruar kushte për atentat ndaj Indrit Dokles.

Elvin Merlika, nga muaji Mars 2022 e deri më sot vijon të jetë në kërkim për shkak të caktimit të një mase “arrest në burg” nga gjykata e posaçme SPAK.

SPAK në 23 Janar 2023 vendosi të sekuestrojë 20 pasuri të Merlikës mes të cilëve dhe Hotel “Zeus” në zonën e Aeroportit të Tiranës, një polici private dhe shumë prona të tjera si lokale dhe troje.

Disa muaj më vonë SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive dhe pas disa seanca gjyqësore, prokurori Behar Dibra, nuk arriti të bindë gjykatën e posaçme të vendoste konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit këtyre pasurive.

Gjyqtari Erjon Bani jo vetëm që rrëzoi kërkesën për konfiskimin e 20 pasurive por njëherësh urdhëroi lirimin e të gjitha pronave të sekuestruara.

Në vendimin e tij gjyqtari ju referua dy vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, “Yordanov and others Bulgaria”, datë 26 shtator 2023 dhe në çështjen “Todorov and others v. Bulgaria” i vitit 2021.

Tashmë pritet që pas zbardhjes së vendimit prokurori Dibra të vendosi Apelimin e vendimit të shkallës së parë, duke shpresuar që gjykata e Apelit të pranojë kërkesën për konfiskim.

Pasuritë e liruara nga gjykata

1.    100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.

2.    49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.

3.    100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.

4.    Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.

5.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.

6.    Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.

7.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.

8.    Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.

9.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.

10.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.

11.    Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.

12.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.

13.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.

14.    Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.

15.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.

16.    Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.

17.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.

18.    Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.

19.    Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).

20.    9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme./Elton Qyno