Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, u shpreh se protesta e ditës së hënë, 22 dhjetor ora 17:00, do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim. I pyetur në lidhje me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka u shpreh se, për këtë akt është kërkuar ndjesë.
Ndërkohë që i pyetur nëse i është kërkuar dorëheqja nga PD-ja, Noka i është shmangur pyetjes duke thënë se dorëheqja e vetme që kërkohet është e Ramës.
Noka: Kjo mbledhje kishte si qëllim për të diskutuar dhe për t’i vënë në transparencë shqiptarëve. Sulmi i këtyre ditëve dhe presioni që i është bërë Kushtetueses, reforma në drejtësi ka vdekur, Edi Rama është legjislativi dhe narkosi. I bëjmë thirrje shqiptarëve që në 22 dhjetor në orën 17:00 të vërshojnë në bulevard. Nuk do të jetë vetëm një protestë do të vijojmë protestën. Pa zgjedhje të lira asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe as demokracia.
Gazetarët: A ju është kërkuar dorëheqja në mbledhjeje?
Noka: Po flas këtu për agjendën e PD, ju po flisni për agjendën e qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush është ajo e Edi Ramës. Asnjë tjetër nuk e qetëson shpirtin e shqiptarëve të vjedhur. Dorëheqja ime apo e dikujt tjetër qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij, kjo është mëse e qartë. Për firmat për avokatin e popullit ne kërkuam ndjesë.
Gazetarët: Ju e ndjeni veten përgjegjës?
Noka: Kini durim. Ne kemi kërkuar ndjesë, kanë kërkuar edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye sepse në ngutje e sipër dhe në një moment e emocional që ishte çështja e Bashkisë. Flamur Noka ka debatuar me çdo firmëtar, është kundër dhe është shprehur kundër. Kam qenë ndër të vetmit që kam kërkuar llogari.
