Gjykata e Lartë rrëzoi Aldo Baren i cili kërkonte ulje të dënimit.
Megjithëse ‘i forti i Lushnjës’ është i dënuar me burg të përjetshëm, ai iu drejtua gjykatave për ulje të dënimit me 45 ditë mbasi ishte sjellë mirë në qeli.
Kjo padi e Bares nuk ishte pranuar nga gjykatat e tjera dhe për këtë shkak ju drejtua gjykatës së lartë. Pak ditë më parë Aldo Bares ju drejtua gjykatës së lartë me një padi te dytë, në të cilën sërish kërkon ulje dënimi disa ditore dhe si baze ligjore referon ligjin për të drejtat e të dënuarve.
Kjo padi raporton Anila Hoxha është regjistruar por nuk është caktuar trupa gjyqësore e radhës.

