Mateo Dedaj, Eno Cenolllari, Dejvid Luca dhe Kevin Matraku  kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme nën akuzë për vjedhjen e disa biçikletave në Tiranë. Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe një 19-vjeçar, bashkëpunëtor i tyre.

Të rinjtë, të moshave 19 dhe 20 vjeç vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ajo që i çoi në pranga ishte vjedhja e fundit, ku shënjestër ishte një biçikletë me vlerë 5000 euro.

Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura. Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pedals”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas që vidhnin biçikleta. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, gjenden dhe sekuestrohen 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pedals”.  

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan me iniciativë shtetasit:

M. D., 20 vjeç, K. M., 19 vjeç, E. C., 18 vjeç dhe D. L., 20 vjeç, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa biçikleta, në kohë dhe në vende të ndryshme. 

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro. 

Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.