
Burime nga policia e Vlorës deklarojnë për Top Channel se paraprakisht, atentati me tritol ndaj 34-vjeçarit Endrit Sadedini po hetohet për çështje të trafikut të drogës.
Burimet thonë se ka disa indicie që të çojnë në dyshimet se një pistë e mundshme e sulmit ndaj të riut të jetë ajo e pazarave të prishura për hashashin.
Katër vjet më parë një sasi lënde plasëse iu vendos në makinë dhe eksplozivi u neutralizua nga një ekip xhenierësh. Në bazë të kësaj ngjarjeje ai kërkoi azil në Francë, por kërkesa iu refuzua.
Ndërkohë, policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Babicës, e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes.