Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, në aksin nacional Elbasan–Librazhd. Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i mituri ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur është shkëputur nga dora e nënës dhe është goditur nga makina.
Shkolla ku mësonte fëmija ndodhet pranë aksit nacional. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit