Kushërira e Denis Velaj, ish-bashkëshortit të Blerina Bashës, ka folur për “Shqipëria Live”. Ajo ka treguar se Denis Velaj nuk është në burg, siç pretendon e reja, që akuzohet se ka braktisur fëmijët e saj në Durrës. Sipas saj, ai ka qëndruar i arrestuar për 10 muaj dhe më pas u shpall i pafajshëm.

“Denis Velaj nuk është kriminel, ai ka bërë burg 20 vite më parë. 10 muaj burg ka bërë para 20 vitesh. Pas gjykimit ka dalë i pafajshëm dhe tani është i lirë. Ai punon në Breshia të Italisë, ashtu si Dallëndyshe Velaj e cila punon në shtet. Nuk mundet në ligjin italian të punosh në shtet nëse ke një person të dënuar. Blerina nuk ka mundësi të jetë kaq e kuruar dhe t’i ketë fëmijët në atë gjendje. Nuk mund t’i mohojë ajo paratë që i kemi dhënë dhe po ashtu, të mohojë se ka refuzuar të pranojmë ushqimet që i dërgonim. I ka referuar se i interesonin vetëm paratë. Zgjebja është problemi dhe zgjebja vjen nga fekalet. Shqipëria nuk po vuan nga epidemi zgjebeje që të ketë infektive. Gjithçka erdhi nga papastërtia.

Ish-bashkëshorti i ka thënë eja jeto në Itali që të kem fëmijët bashkë, pro jo të bashkoheshin. Dallëndyshe Velaj ka letra italiane dhe mund të bënte bashkim familjar. Ajo refuzoi. Fëmijët i regjistruam në shkollë, u bë gjithçka dhe më pas Blerina refuzoi, tha ‘jo kjo gjë nuk bëhet’.”- tha ajo.